Sfida me Poloninë e Boniek dhe traversa, Josa: Nuk e harroj ndeshjen e dytë me kombëtaren, s’bëj krahasime

Që nga traversa ndaj Polonisë deri te përballja speciale me Boniek, Mirel Josa bëhet nostalgjik dhe sjell në vëmendje edhe një herë ndeshjen e kombëtares. Në intervistën për Sport News në News 24, Josa thotë se nuk mund të bëhen krahasime, pasi kanë ndryshuar kohërat.

Profe, ju e njihni mirë Poloninë, jeni përballur edhe në të kaluarën, madje kur Polonia udhëhiqej nga një prej lojtarëve më të mirë në botë, si Bonjek. Mos gaboj edhe atëherë kemi pasur një super ekip, kanë qenë po kualifikuese të Botërorit, në 84-të. Përfundoi 2-2, shënuam dy super gola me Omurin dhe Agustin Kolën. E kujtoni shpesh atë ndeshje?

Normal që e kujtoj. E kam në mendje pasi ka qënë ndeshja e dytë me ekipin tim kombëtar. Ka qënë viti 84’. Unë e kujtoj mirë ndeshjen, por natyrat e ndeshjeve janë të ndryshme. Janë emra të njëjtë sa i takon vendeve.

Përveç Boniek, Polonia ka patur lojtarë të tjerë të mirë, ata vinin nga suksese. Kishin skuadër të mirë në atë kohë, kishin rendiment të mirë në atë kampionat botëror. Krahasimet nuk mund të bëhen.

Më e fortë ka qënë Polonia e dikurshme apo kjo e sotmja?

Nuk mund ta them, futbolli ka ndryshuar. Qoftë Polonia, qoftë ne, qoftë mënyra e organizimit e kampionateve ka qënë e ndryshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×