Situata rreth opozitës, Lela: Aktiviteti publik i Salianjit është kundërmesazh për Partinë Demokratike

Kreu i zyrës së komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ka folur në studion e News24 mbi situatën brenda partisë dhe tensionet e perceptuara në distancë mes lidershipit dhe ish-deputetit Ervin Salianji.

Duke komentuar aktivitetin publik të Salianjit në muajt e fundit, Lela u shpreh se ai përbën një “kundërmesazh” për Partinë Demokratike.

“Aktiviteti i tij publik i këtyre muajve është kundërmesazh për PD. Unë kujdesem për mesazhin, jo antimesazhin,” deklaroi Lela, duke u përgjigjur shkurt në lidhje me situatën.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur në radhët e PD-së vijojnë diskutimet dhe përplasjet në lidhje me aktivitetin e ish-deputetit, i cili ka zhvilluar takime në disa qytete të Shqipërisë me demokratë, duke kërkuar kthimin e partisë në fituese.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×