
Çështja “Trashi” vijon të trazojë Vlorën duke detyruar drejtuesit e klubit kuqezi të marrin një vendim në lidhje me kapitenin. Me anë të një reagimi për mediat, klubi i Flamurtarit njoftoi se Lorenc Trashi është pezulluar përkohësisht nga të gjithë aktivitet zyrtare:
Njoftimi i Flamurtarit:
24.03.2026
URDHËR / VENDIM
PËR PEZULLIM TË PËRKOHSHËM
Lënda: Përjashtim i përkohshëm nga ndeshjet zyrtare dhe aktiviteti i ekipit të parë – z. Lorenc Trashi
Në mbështetje të Kontratës Profesionale ndërmjet Flamurtari Football Club sh.a. (“Klubi”) dhe z. Lorenc Trashi (“Lojtari”), veçanërisht të dispozitave mbi detyrimet e lojtarit për profesionalizëm, kujdes në ushtrimin e veprimtarisë, bindje ndaj udhëzimeve të Klub-it, mosdëmtim të imazhit dhe konfidencialitet (nenet 4.1, 4.4.1, 4.5 dhe 4.6–4.9), si dhe të dispozitave mbi masat disiplinore (neni 6 dhe në veçanti nenet 6.1.2 dhe 6.1.3), si edhe në zbatim të Rregullores së Brendshme të Disiplinës së Klub-it, Klubi vendos marrjen e kësaj mase të përkohshme.
Pas analizimit të ndeshjes kundër KF Bylis të datës 21.03.2026 dhe të raportit teknik të stafit (“Raporti i Analizës së Ndeshjes”), u konstatua se performanca e Lojtarit ka qenë dukshëm nën standardet e kërkuara profesionale dhe nën objektivat e përcaktuara rast pas rasti nga Klubi për disiplinën taktike, vendimmarrjen dhe zbatimin e udhëzimeve të stafit teknik. Gjatë ndeshjes janë evidentuar veprime dhe vendimmarrje të rrezikshme dhe/ose në kundërshtim me udhëzimet e dhëna, të cilat kanë ndikuar negativisht në interesin sportiv të Klub-it, përfshirë episodin në minutat shtesë që çoi në akordimin e një penalltie dhe ndikoi drejtpërdrejt në rezultatin e takimit.
Duke marrë parasysh rëndësinë e interesit të Klub-it për ruajtjen e disiplinës, besimit profesional brenda grupit dhe mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, si dhe faktin që çështja ka krijuar tension dhe ekspozim publik, Klubi vlerëson se është e nevojshme një masë e përkohshme dhe proporcionale, pa paragjykuar vlerësimin përfundimtar pas dëgjimit të Lojtarit dhe administrimit të plotë të provave.
VENDOS:
Të aplikohet ndaj z. Lorenc Trashi masa disiplinore e “përjashtimit të përkohshëm nga ndeshjet zyrtare” dhe “përjashtimit të përkohshëm nga stërvitjet/veprimtaritë e ekipit të parë”, në kuptim të nenit 6.1.2 dhe 6.1.3 të Kontratës.
Kjo masë ka natyrë të përkohshme/paraprake dhe nuk përbën konstatim përfundimtar fajësie. Masa zbatohet deri në përfundimin e procedurës së verifikimit dhe marrjen e vendimit përfundimtar.
and then