U dënua 2 vite burg për tjetërsim pronash në Livadh, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

Apeli ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për dënimin me 2 vite burg të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Ky i fundit fitoi lirinë më 29 gusht të vitit që lamë pas.

Ai u dënua me 2 vite burg për tjetërsimin e një prone në plazhin e Livadhit, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai vuajti 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Dënimi ndaj tij parashikoi po ashtu edhe heqjen e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.

Jorgo Goro u akuzua nga SPAK për shpërdorim detyre, vepër e kryer në mënyrë të përsëritur, në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke në Livadh, në Bashkinë e Himarës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×