“Çmimet e larta të produkteve bazike dhe nafta po shkaktojnë eksod të ri në Shqipëri”, Belind Këlliçi: Kemi në dorë ta ndalim këtë përçudnim

Rritja e çmimeve të produkteve bazike dhe e karburanteve po krijon një fenomen të ri në Shqipëri, të cilin deputet i PD, Belind Këlliçi, e cilëson si “eksod ditor” të qytetarëve drejt vendeve fqinje për të siguruar jetesën.

Sipas tij, në vend nuk po ndodh më vetëm emigrimi afatgjatë, por një formë e re largimi e përditshme, ku qytetarët kalojnë kufirin për të blerë naftë dhe ushqime më të lira.

Këlliçi shprehet se rreth 40 mijë qytetarë largohen çdo vit nga Shqipëria, ndërsa paralelisht është shtuar ndjeshëm edhe lëvizja e përditshme drejt vendeve fqinje për arsye ekonomike.

“Nga ikja përjetë, tek ikja përditë është niveli i ri i krizës për Shqipërinë”, thekson ai.

Në fund të reagimit të tij, Këlliçi apelon se situata nuk është e pashpresë dhe se mund të ndryshohet përmes reagimit qytetar dhe politik.

“Këtu na ka katandisur ky narkoshtet i kalbur ne korrupsion e krim, që nuk siguron dot jetesën minimale brenda territorit të vet, duke dorëzuar ende pa e shpallur sovranitetin ekonomik.

Sado kriminal, ky nuk është fatalitet pa zgjidhje dhe e kemi në dorë ta ndalim këtë përçudnim që nuk u lejon më shqiptarëve të jetojnë brenda vendit pa dalë çdo ditë jashtë për të mbijetuar. Si qytetarë e opozitarë mund t’ja dalim, duke bërë tonën.

Qysh dje kam nisur dy kërkesa për informacion në Ministrinë e Energjetikës dhe Drejtorinë e Doganave për të marrë të dhënat jo vetëm për sasitë e zhdoganuara dhe çmimin, por edhe për importet”.

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×