
Në Ditën Botërore të Sindromës Down, Fondacioni MANE i është bashkuar zërit global për një shoqëri më gjithëpërfshirëse, duke vendosur në qendër dinjitetin, zhvillimin dhe mirëqenien e çdo personi me Sindromën Down. Kjo ditë është një kujtesë se përfshirja reale nuk është vetëm një synim, por një angazhim i përditshëm.
Përmes bashkëpunimit me organizata që ofrojnë shërbime për këto komunitete, janë realizuar investime në pajisje mësimore-edukative, është ofruar trajtim i specializuar terapeutik falas për fëmijë dhe janë krijuar mundësi punësimi për persona me Sindromën Down. Këto iniciativa zhvillohen në Shqipëri dhe në rajon.
Përtej mbështetjes në shërbime dhe terapi, një dimension i rëndësishëm i këtij angazhimi është edhe krijimi i mundësive për punësim për persona nga komuniteti i Sindromës Down. Përmes kompanive të Grupit BALFIN, të rinjve u është dhënë mundësia të integrohen në tregun e punës, duke ndërtuar pavarësinë e tyre dhe duke kontribuar aktivisht në shoqëri.
Ky angazhim lidhet drejtpërdrejt me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, veçanërisht me reduktimin e pabarazive, promovimin e edukimit cilësor dhe krijimin e mundësive për punë dinjitoze.
Synimi është i qartë: fuqizimi dhe përfshirja e plotë sociale dhe ekonomike për të gjithë, pa dallim.
Përtej kësaj dite, Fondacioni MANE mbetet i përkushtuar për të mbështetur këto kauza dhe për të çuar përpara përpjekjet për një shoqëri më gjithëpërfshirëse. Sepse përfshirja nuk është sezonale dhe as angazhimi për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë. Së bashku, mund të krijojmë një botë ku askush nuk mbetet pas.
and then