VIDEO/ Merr fund ëndrra botëror, Shqipëria bie ne Varshavë

Shqipëria eleminohet në gjysmëfinalen e Plej Of të Botërorit, teksa u mund në Varshavë 2-1 nga Polonia. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me vendasit që u shfaqën rrezikshëm në zonën kuqezi me anë të Levandovskit, por vetëm kaq. Ekipi i Silvinjos provoi të ngacmonte me kundërsulme dhe dha disa herë sinjale. Në fundin e fraksionit, një gafë në prapavijën polake i jep mundësinë Arbër Hoxhës të driblojë portierin dhe të realizojë golin e avantazhit për Shqipërinë, duke dërguar kështu skuadrën në avantazh në dhomat e zhveshjes.

 

 

Polonia shtoi presionin dhe çerek ore pas fillimit të pjesës së dytë barazoi me Levandovskin, gjatë zhvillimit të një goditje këndi.  Zielinski do përmbyste ndeshjen, duke i dhënë fund kështu rrugëtimit të Shqipërisë drejt Botërorit.

 

 

 

Në krahun tjetër, feston Kosova, që mundi 3-4 Sllovakinë. Dardanët do të përballen në finale me Turqinë, në ndeshjen që do vendosë për skuadrën që do shkojë në Botëror.

 

 

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×