Alarm në Korçë! 2 raste tentative për vetëvrasje brenda familjes, psikologët: Shërbimi Social i Bashkisë të kishte marrë masa!

Rastet e përsëritura të tentativave për vetëvrasje të vajzave të mitura në familjen Dhëmbi në Korçë konsiderohen një sinjal i fortë alarmi për gjendjen e shoqërisë dhe funksionimin e institucioneve. Sipas specialistes Maria Dojçe vetëvrasja nuk duhet parë vetëm si pasojë e një gjendjeje psikologjike individuale, por duhet analizuar në mënyrë të plotë situata e familjes, duke përfshirë marrëdhëniet mes prindërve, kujdesin ndaj fëmijëve dhe gjendjen ekonomike.

Specialistja kritikon gjithashtu mungesën e reagimit institucional, duke theksuar se shërbimet sociale duhet të kishin ndërhyrë që në rastin e parë. Sipas saj, punonjësit e shërbimit social duhet të kishin bërë vlerësime të gjendjes psiko-emocionale dhe ekonomike të familjes, si dhe të kishin marrë masa parandaluese, për të shmangur përsëritjen e ngjarjeve.

Dojçe thekson se faktorë si mungesa e mbështetjes sociale, bullizmi dhe dobësimi i ndjenjës së empatisë në komunitet ndikojnë drejtpërdrejt në përkeqësimin e situatave të tilla. Sipas saj, shoqëria dhe institucionet duhet të bashkëpunojnë për të krijuar një rrjet mbështetës që parandalon raste të tilla ekstreme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×