
Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit Kombëtar, Asllan Dogjani ishte sonte i ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, ku komentoi garën për kreun e Policisë së Shtetit.
Dogjani theksoi se cilido që të zgjidhet në krye të Policisë, fillimisht do të duhet të marrë dritën jeshile nga kryeministri Edi Rama.
“Kryeministri nuk kalon një polic pa dijeninë e tij, jo më kreu i Policisë. Është një njeri që merret me detajet,” u shpreh Dogjani.
Ai shtoi se një drejtor i ri do të jetë thjesht “një kukull”.
“Një drejtor do të jetë një kukull. Po nuk iku Rama nuk ka shpresë, nuk është çështje individi por modeli. Nuk është mungesë ligji por krizë e thellë e mos zbatimit të ligjit. Ka krizë institucionale dhe të përgjithshme dhe kjo zgjidhet vetëm kur qytetarët të votojnë të lirë”, tha ai.
and then