
Trajneri i kombëtares, Sylvinho u ndal të fliste pas disfatës 2-1 me Poloninë.
“Jam i trishtuar thellësisht. Këtë aspekt kam pasur edhe si lojtar, nuk më pëlqen të humbas. Ishte një ndeshje e tillë që më jep kënaqësi çfarë dhamë brenda fushës. Ishte një kundërshtar i fortë, jam krenar për djemtë e ekipit tim. Muçi dhe Mehmeti? I tillë është futbolli, ne i bëmë ndryshime tona. Por nuk është e mundur të punosh për 3 ditë. Punojmë edhe me video me lojtarët. Kemi bërë një pjesë të parë të mirë, shënuam. Në pjesën e dytë jo aq mirë, por kishim raste për të shënuar. Para 4 vitesh Polonia me të njëjtët lojtarë, Levandovski dhe Zielinski luajnë me ekipe të mëdha. Të luash në mënyrë të barabartë me ta, është diçka shumë e mirë.
Mund të futej Muçi më shpejt, por kur rezultati ishte 1-1 u fut një mbrojtës si Pilo? Është një rrugëtim, duhet të kemi durim. Nëse kthehemi 3 vite më përpara, nuk do e mendonte kush që Shqipëria të shkonte në Europian dhe të bënte kështu për në kualifikuese Botëror. Polonia skuadër që është mësuar me këto. Jam krenar për punën që kanë bërë lojtarët. Do kishte dëshirë Sylvinho të ishte me Shqipërinë edhe pas korrikut? Sigurisht që tani nuk mendoj dot për këtë gjë. Më duhet të fokusohem te ndeshja e radhës do të luajmë kundër Ukrainës.
Sylvinho tha që do të luajnë më të mirët, mendon se luajtën më të mirët edhe sot? Në fakt ne kemi shkuar në Europian me lojtarë që ishin jashtë skuadrës në klubet e tyre. Ky është realiteti jonë, mendoj se në fushë kanë luajtur më të mirët. Ky është një hap që ne e kemi bërë si Federatë, ne nuk jemi Brazili që të zgjedhim lojtarë që kanë më shumë minuta. Nuk qëndron në këtë aspekt, kanë luajtur lojtarët që ne mendojmë se janë më të mirët dhe bëjnë më mirë. Jam shumë krenar për të gjithë lojtarët. Të luash në mënyrë të barabartë për mundësinë për Botëror, jam shumë i kënaqur”, tha Sylvinho.
and then