“Jemi të pafajshëm!”/ Ankimuan dënimin, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO për Belerin dhe bashkëpunëtorin e tij

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e eurodeputetit Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorit të tij, Pandeli Kokaveshi, pasi këta të fundit nuk u pajtuan me dënimin e dhënë nga Apeli i GJKKO-së. Ky i fundit i shpalli fajtorë për korrupsion në zgjedhje, ku Beleri u dënua me 2 vite burg dhe Kokaveshi 3 vite shërbim prove.

Ata iu drejtuan Shkallës së Tretë të gjyqësorit për të kërkuar pafajësi, por pretendimet e tyre u rrëzuan.

Beleri dhe Kokoveshi u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Vlorës në orët e para të mëngjesit të 12 majit 2023, vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve bashkiake.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×