“Partia s’ka nevojë për servilë”/ Dogjani për përplasjen Berisha-Salianji: Të pranohen mendimet ndryshe, lufta duhet bërë brenda PD

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit Kombëtar, Asllan Dogjani ishte sot i ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24.

Ai ka folur në lidhje me problematikat brenda PD dhe përplasjen mes kreut të partisë Sali Berisha dhe ish-deputetit Ervin Salianji.

Dogjani u shpreh se mendimet ndryshe duhet të pranohen dhe se lufta duhet të bëhet brenda partisë në mënyrë që PD të përmirësohet. Ai ka shtuar se duhet të vlerësohen mendimet ndryshe dhe jo ato që “servilosen”.

“Në demokraci duhet të pranohen edhe mendimet ndryshme, unë nuk gjykoj asnjë individ sepse jam vetë që për shkak të parimeve u kam rënë drejt për drejt atyre që kanë tentuar t’i shkelin parimet. Gjithmonë në grup kam thënë mendimin tim dhe partia ka nevojë të thotë gjërat në grup, jo për servilë. E kam bërë luftën brenda dhe unë do të sugjeroja gjithkënd që lufta duhet bërë brenda PD për të ndihmuar partinë. Duhet një unifikim pas zgjedhjeve. Rreziku i qytetarëve është Rama me këtë qeveri, PD është në proces votimi dhe nëse duam të kemi zhvillim, ai vjen nga vota”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×