
Gazetari Ermal Peçi, i ftuar në studion e News24, ka komentuar situatën aktuale brenda Partisë Demokratike, duke e përshkruar atë si një krizë të thellë politike dhe organizative.
Sipas Peçit, problemi kryesor i PD-së qëndron te mungesa e respektimit të garës dhe ndarjes së roleve brenda partisë, çka dobëson institucionet demokratike dhe i bën partitë të identifikohen me individin. “Institucionet demokratike dobësohen kur identifikohen me individin. Kjo po ndodh me PD dhe PS. Shohim një krizë tek të dyja partitë, të cilat identifikohen me liderin,” theksoi ai.
Ai vuri në dukje mungesën e llogaridhënies dhe rregullave të qarta: “Nuk ka rregulla e garë dhe nuk ka asnjë moment që të kërkohet llogaridhënie nga lideri.” Peçi përmendi edhe rastin e Sali Berishës, i cili u rikthye në krye të PD-së dhe zhvilloi primaret, por sipas tij nuk mbajti përgjegjësi për zgjedhjet që nuk pasuan votën e demokratëve.
“Janë larguar funksionarë të rëndësishëm nga PD dhe Berisha i ka kaluar në heshtje. Sot që flasim, përsëri veprohet me një mekanizëm dhe mentalitet të prapambetur, të vetëpërjashtimeve,” shtoi gazetari.
Ai theksoi se kjo situatë e bën PD-në të përballet me një moment të vështirë politik, ku mungesa e transparencës dhe dominimi i liderit kryesor po dobësojnë funksionimin normal të partisë dhe përfaqësimin e bazës demokratike.
and then