“Porta u zvogëlua… Nuk ishim të saktë”, Kona për Poloni-Shqipëri: Lëvizjet e Sylvinhos, të vonuara dhe të gabuara

Shqipëria u eleminua në gjysmëfinale të Play Off të Botërorit, teksa pësoi disfatë 2-1 në Varshavë ndaj Polonisë. Gazetari sportiv Tami Kona, i ftuar në “Kjo Javë” në News 24, tha se në këtë takim nuk ia dolëm dot të tregojmë veten, ndërsa shprehet se “porta u zvogëlua”. Ai theksoi se trajneri Sylvinho gaboi me zëvendësimet e vonuara, pasi sipas tij, duhet të lëvizte më herët.

“Ne duhet të kemi parasysh një gjë, jemi Shqipëria dhe i kemi të ndara historitë tona .Tjetër kombëtare kemi patur para 90-tës dhe tjetër kombëtare kemi tani. Dy evenimente, dy herë u prezantuam në Europian dhe ishte arritje e madhe. Në të dyja rastet kemi patur trajner të ndryshëm, në të parin me De Biasin, në të dytin me Sylvinho.

Kalimi në Play Off të Botërorit ishte arritje e madhe. Fati donte që të luanim në Varshavë, ndaj Polonisë. CV e Polonisë me atë të Shqipërisë, normalisht që ndryshon.

Si u përgatit Shqipëria për dyshen Zielinski-Leva/ Ne patëm dje probleme, pasi disa nga lojtarët që patëm besim, nuk dhanë atë që prisnim.
Në pjesën e parë, 10 minutat e para patëm presion dhe e përballuam. Kalojmë te goli i Shqipërisë, nuk them se ishte aksion goli, Hoxha e ndoqi dhe shfrytëzoi gabimin nga kundërshtari. Barazimi u bë shpejt në pjesën e dytë. Këtu duhet të ishte “futur në lojë” Sylvinho. Përzgjedhja ishte e tillë, i qëndron besnik filozofisë së tij. Ai duhet të bënte zëvendësimet, duhet të shikonte…Në dy kundërsulmet model, na u zvogëlua porta.Ne nuk jemi Gjermania as Brazili që të bëjmë shumë gola. Zëvendësimet i bëri si deshi vetë.Nuk arrij ta kuptoj si mund të luash me një lojtar që luan pak minuta”- tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×