“Sot ka më shumë injorantë se kurrë në qeveri, kanë në krye shkarravitësin”, Berisha: Rama bllokoi veprimin e drejtësisë, Balluku do kishte 36 vite dënim për dosjet e tenderave

Kreu i PD Sali Berisha u shpreh gjatë një takimi me Departamentin e Çështjeve Sociale të Partisë Demokratike se qeveria sot drejtohet nga “njerëzit më injorantë dhe të papërgjegjshëm”,.

Ai shtoi se në krye të tyre është “shkarravitësi”, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se “nuk i dëgjon dot një fjali prej qeveritari” në ato që thotë.

Berisha theksoi se tashmë qeveria është përfshirë nga vjedhja dhe se së fundmi Rama kreu “një akt të paimagjinueshëm”, duke bllokuar veprimin e drejtësisë, duke iu referuar mos autorizimit të SPAK për arrestuar Belinda Ballukun, e cila është zyrtarisht e akuzuar nga prokuroria.

Sipas tij, në dosjet e Ballukut përllogariten rreth 36 vite dënim ndaj saj, pasi, siç u shpreh Berisha, asaj i atribuohen 1.2 miliard euro në aferat e tenderave ku ajo është përfshirë.

“Nuk ka patur kurrë njerëz më injorantë dhe të papërgjegjshëm në qeveri saç ka sot, njerëz me diploma false dhe pa materie, me në krye shkarravitësin që flet më shumë se kushdo tjetër por nuk i dëgjon dot një fjali prej qeveritari në ato që thotë. Nuk ekzistojnë, ekziston vetëm vjedhja dhe tani së fundmi kreu një akt të paimagjinueshëm. Bllokoi veprimin e drejtësisë ndaj asaj e cila në dosjet e shqyrtuara kishte 36 vite dënim sepse janë mbi 1.2 miliard euro aferat e atyre tenderave. Ato janë vetëm një pjesë e dosjeve, nuk janë as gjysma e dosjeve. Ndaj dhe ne qëndrojmë, qëndrojmë fort për rivendosjen e dimensionit social në vend”, u shpreh ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×