“Sulmet kibernetike janë kryer nga brenda AKSHI-t”/ Gazetari: Goditjet përdoren për të marrë fonde mliarda euro! Krimi i organizuar ka databazën e shtetit shqiptar dhe kur duan…

Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 me Nisida Tufën, ka bërë zbulime shqetësuese mbi sulmet e fundit kibernetike në Shqipëri, duke akuzuar elementë të brendshëm të AKSHI-t dhe lidhje me krimin e organizuar.

“Jemi të fundit në botë për sigurinë kibernetike”, tha Dervishi, duke shtuar se krimi i organizuar ka kopjuar të gjithë databazën e shtetit shqiptar dhe mund të kryejë sulme sipas interesave të tij. Ai e quajti absurde idenë që sulmet mund të vijnë nga iranianët.

Sipas gazetarit, sulmet e tilla janë përdorur për dy arsye kryesore, justifikim fondesh dhe për të treguar se vetëm ata që kanë akses të brendshëm janë garantuesit e sistemeve.

“Jemi të fundit në botë për sigurinë kibernetike. Kemi sistem të dubluar të marrë nga krimi i organizuar të gjithë data baza e shtetit shqiptar, e ka të gjithë sistemin në shtëpi krimi i organizuar dhe kur t’i teket bën goditje si kjo e fundit për interesat e tij. Të mendosh që iranianët janë në luftë, po u bien mbi kokë bomba dhe merren me Kuvendin e Shqipërisë që nuk ka sekrete? Nëse e beson këtë është çmenduri.
Nëse kishin interes të shohin ç’po bën Izraeli apo Irani, por të mendojnë të futen në sistemin e Kuvendit të Shqipërisë, kjo është e fundit gjë që u shkon në mendje. Goditje të ngjashme janë kryer nga brenda Shqipërisë për arsye të ndryshme,. Nëse deri dje bëheshin për të justifikuar fonde që merreshin nga qeveria, psh goditet policia sepse dikush do të marrë një tender që të sjellë infrastruktuë të re që kushton mln euro, inskenohet një sulm, por zbulohet që IP është nga brenda AKSHI-t. Mënyra e dytë nuk ka lidhje me marrje tenderash, por që t’i thonë dikush në Shqipëri që ne që i kishim dhe kemi këto sisteme jemi garantuesit e vetëm në botë të sistemeve shqiptare dhe ju duhet të n mbroni se vetëm ne e bëjmë këtë punë dhe i mbajmë larg iranianët.
Kjo është mënyra e dytë se si është bërë ky sulm”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×