“Agasi për llogari të kunatit merrte peng biznesmenët në AKSHI-n e Lindave”, Berisha: Rama u ka dorëzuar klaneve lejet e ndërtimit përmes Adelajda Rrokos

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ku ka akuzuar qeverinë për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

Sipas Berishës, Ergys Agasi merrte peng biznesmenë, ndërsa kryeministri Rama sipas tij ka dorëzuar lejet e ndërtimit klaneve të krimit përmes Adelajda Rrokos.

“Ka shndërruar në politikë zyrtare kanabisin dhe ka shndërruar policinë në lavatriçe gjigande të parave të krimit në Europë dhe botë. Ka dorëzuar klaneve lejet e ndërtimit me të famshmen Adelajda Rroko, zv e tij në çështjet e territorit dhe lejeve të ndërtimit, motër e dy vëllezërve të Suel Çelës, pasi është kapur në flagrancë me Agasine tij që për llogari të kunatit merrte peng biznesmenë në AKSHI-n e Lindave të tij, Rama kërkon të bindë ndërkombëtarët”, tha ai



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×