
Në mbledhjen e sotme në grupin parlamentar të PS, ka pasur edhe momente tensioni. News24 dhe mësojnë se mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit ka pasur sërish diskutime.
Sipas informacioneve, Rama i ka tërhequr vëmendjen Spiropalit gjatë një momenti kur kjo e fundit ka qenë duke përdorur telefonin, teksa po raportonte drejtoresha e Kadastrës, Lorena Goxhobelli.
Gjithashtu ky moment tensioni ka vijuar edhe në një rast tjetër, kur ishte duke raportuar ministrja e Shtetit për Parlamentin, Erjona Ismaili, dhe Spiropali mësohet se ka nënqeshur.
Këtu ka ndërhyrë edhe kryeministri duke i tërhequr vëmendjen të ketë kujdes dhe të mos flasë.
Ndërsa nga ana e saj Spiropali i është drejtuar kryeministrit, “Thuaje çfarë ke për të thënë”.
Gjithashtu, Spiropali ka kërkuar nga ministrja për Parlamentin që të kërkojë ndjesë për sjelljen e saj.
and then