“Do vini vërdallë 2 orë në Bulevard? Kur do hyni në grevë urie”? Berisha i përgjigjet ndjekësit: Protestat tona, jehonë ndërkombëtare – kjo është ajo që na duhet!

Kryetari i PD, Sali Berisha u pyet sot nga një ndjekës, gjatë bashkëbisedimit online, se cili do të jetë skenari i protestës së ardhshme të opozitës.

Lideri i opozitës tha se forma e protestave të ndjekura nga PD ka shkaktuar jehonë ndërkombëtare e cila sipas tij është e rëndësishme për kauzën, me qëllim largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sa i takon grevës së urisë, Berisha tha se është një nga opsionet që po diskutohet.

“Të gjitha opsionet që ju thoni janë në agjendë, por beteja ndaj një diktature nuk është një betejë e rrufeshme, ka fazat dhe stadet e veta”, tha Berisha.

“Mund të kesh vërejtje dhe objeksione për këtë formë proteste, por jehona e tyre ndërkombëtare ka qenë e jashtëzakonshme dhe ne kemi nevojë për atë. Ne kemi shumë më tepër shqiptarë jashtë vendit se sa brenda vendit dhe tek ata shqiptarë protestat kanë patur ndikim se ata të nesërmen shkojnë në punë dhe se punonjësit e tjerë u shtrojnë pyetje dhe ata u japin përgjigje, por e kanë ballin hapur me qëndresën tonë”, u shpreh Berisha.

Pjesë nga bashkëbisedimi i Berishës

Pyetje: Do vini vërdallë 2 orë në Bulevard? Kur do hyni në grevë urie?

Sali Berisha: Protestat kanë qenë arritje jo vetëm për ne, por për kombin shqiptar. U dëshmuam shqiptarëve se kulti i Edi Ramës ngrihej mbi plehra, llumin, drogën, vjedhjen. I faktuam komunitetit ndërkombëtar i cili ua paraqiste shqiptarëve si shembull Edi Ramën. Ju jeni dëshmitar vetë se si gjatë vitit të fundit, qeveria e SHBA në çdo mesazh të saj të drejtuar në Tiranë ka patur si çështje kryesore drogën dhe lidhjet me krimin. Ju jeni dëshmitar se si komuniteti ndërkombëtar në Europë reagoi, vendet kryesore të BE reaguan në unison për denoncimin e qëndrimeve të Edi Ramës dhe narkoparlamentit të tij ndaj drejtësisë. Nuk duhet ta marrim si një ndeshje futbolli, më vjen keq, por betejë kundër një diktaturë, duhet ta marrim si një qëndrim të palëkundur të vazhdueshëm.

Të gjitha opsionet që ju thoni janë në agjendë, por beteja ndaj një diktature nuk është një betejë e rrufeshme, ka fazat dhe stadet e veta. Deri tani ajo ka ecur, por Edi Rama ka vendosur të mbrojë veten e tij më çdo kusht dhe çmim. Në fakt, në sfidën e hapur që i bëri opozitës, komunitetit ndërkombëtar, me goditjen fatale që i dha institucionit të akuzës, shpresa e vetme mbetemi ne, opozita. Mund të kesh vërejtje dhe objeksione për këtë formë proteste, por jehona e tyre ndërkombëtare ka qenë e jashtëzakonshme dhe ne kemi nevojë për atë. Ne kemi shumë më tepër shqiptarë jashtë vendit se sa brenda vendit dhe tek ata shqiptarë protestat kanë patur ndikim se ata të nesërmen shkojnë në punë dhe se punonjësit e tjerë u shtrojnë pyetje dhe ata u japin përgjigje, por e kanë ballin hapur me qëndresën tonë.

Duhet të jemi optimistë dhe të vendosur për të bërë më shumë shqiptarë me veten tonë, ne kemi fituar në rrafshin ndërkombëtar mbështetjen më të fuqishme që ka patur ndonjë opozitë ndonjëherë, kemi patur 7 rezoluta dhe janë vetëm gjatë muajit të kaluar, 2 misione faktmbledhëse, njëri PE dhe tjetri i përfaqësuesve të 30 partive politike të PPE. Stinën e kemi në favorin tonë. Të bëjmë sa më shumë shqiptarë me veten tonë dhe të ecim drejt qëllimit të misionit tonë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×