“Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria”/ Partia “Mundësia”, themelon Forumin e Gruas: Të rrisim përfaqësimin në politikë

Partia Mundësia ka themeluar zyrtarisht Forumin e Gruas, duke hedhur një hap të rëndësishëm në forcimin e rolit të grave në shoqëri dhe në politikë. “Mundësia” beson se ky forum do të fuqizojë zërin dhe rolin e grave, për të rritur përfaqësimin e tyre në politikë.

“Fuqia e grave është e jashtëzakonshme. Ato janë të guximshme, luftarake dhe të palodhura. Gratë janë motor ndryshimi dhe arrijnë sukses pavarësisht sfidave,” u shprehën përfaqësues të Partisë Mundësia gjatë aktivitetit.

Forumi i Grave të Mundësisë do të shërbejë si një platformë bashkëpunimi për të gjitha gratë që duan të kontribuojnë në përmirësimin e shoqërisë dhe politikës.

Postimi i plotë;
Fuqia e grave është e jashtëzakonshme! Ato janë të guximshme, luftarake dhe të palodhura. Gratë janë motor ndryshimi, ia dalin pavarësisht sfidave.
Partia Mundësia ka shumë prej tyre.
Sot hodhëm një hap të rëndësishëm, themeluam Konventën e Grave të Mundësisë.
Ne besojmë te fuqia e tyre, sepse kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria.
Ky është vetëm fillimi, bashkohu me ne!



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×