“Nastradini po na mashtron”, Berisha: Do të rrisim pagat dhe pensionet! Patronazhimin do ta shpallim krim shtetëror!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, deklaroi se partia e tij të vijë në pushtet, do të rriten pagat dhe pensionet. Ai tha se minimumi jetik do të jetë 200 euro.

“Janë në gjendje mjerimi, invalidët dhe pensionistët. Pensionet e tyre janë qesharake. Një pjesë e tyre detyrohen që të blejnë kanaçe se nuk blejnë dot ilaçe. Nuk do të ketë shqiptarë nën 200 euro, pra shqiptarët jashtë rrezikut të varfërisë. Edhe për pensionet ashtu do të bëjmë. Në 2013 ne arritëm që të kemi rrogat më të larta në rajon, përfshi këtu Bullgarinë dhe Rumaninë. Ai trend u bllokua. Sot jemi në vendin e fundit për rroga dhe pensione. Për ndihmën ekonomike, për invalidët, pensionistët, vrapi ynë do të ndalet vetëm kur të kalojmë mbi kombet e tjera të rajonit.”, tha ai.

Mes të tjerash ai tha se patronazhimi do të shpallet krim shtetëror. “Patronazhimin dhe efektet e tij do ta shqyrtojmë, për ta shpallur krim shtetëror. Keni shumë të drejtë. Sistemi i patronazhistëve sot është si motër apo sivëlla e regjimit komunist. Për veprimtarinë e tyre kriminale, do të ndëshkohen.”, shtoi ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×