
Kryeministri Edi Rama deklaroi se tashmë ka rinisur puna për zgjedhjet e ardhshme. Gjatë fjalës së tij Rama shtoi se në mandatin e katërt shumë gjëra kanë ndryshuar, megjithatë shtoi se ka ende shumë punë për të bërë, që nga paketa e maleve, apo edhe ristrukturim e ripërtëritje të organizatave
“Duke qenë se kemi nisur punën në funksion të zgjedhjeve të ardhshme dhe duke e ditur se fitoret tona i projektojmë dhe i përgatisim duke marrë kohë dhe shumë më parë se gjithë të tjerët, ne kemi parë nevojën për të bërë një ristrukturim të punës në Bashkinë e Tiranës. Do fillojmë një program të ri dyfisho ndërmarrjen tënde që do mbështetet çdo i ri që ka në plan apo projekt. Ashtu sikundër kemi edhe Paketën e Maleve. Dhe kjo po ecën kemi shumë aplikime kemi vendosur një normë dhe të gjithë ata kryetar bashkish që duan të kandidojnë nuk mund të kandidojnë që nëse nuk kanë vënë në rrugë me firmë e me vulë, minimumi 10 kontrata. Për 55 bashki që kemi ne, nuk janë pak dhe më pas kur të hapet kjo rrugë do të jetë më e lehtë. Ju dëgjoni që paketa e maleve është bërë për oligarkët, por e para njëherë në Shqipëri nuk ka oligarkë… Oligarku është diçka tjetër, ata janë njerëz që kanë mbrapa mijëra familje të punësuara. Por përtej kësaj paketa e maleve lidhet drejtpërdrejt me njerëzit…Ne jemi në mandatin e 4 që do të thotë që shumë gjëra nuk janë siç kanë qenë dhe unë mund ta dëshmoj vetë, që mënyra se si përgatiten gjërat kanë ndryshuar shumë. Për prokurimet publike kemi kaluar nga të fundit në të parët në rajon…e-Albania ka ndryshuar jetën e njerëzve, kemi ende për të përmirësuar atë shërbim. Do ketë ripërtëritje të organizatave, dhe shpresoj që këtë punë sot ta bëjmë mirë, dhe kur përgatitemi mirë dhe në kohë dalim shumë mirë në rezultat.
and then