
Autoritetet kanë shpallur në kërkim tre persona pas një konflikti të dhunshëm në lagjen “15 Tetori” të Vlorës.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe kërkojnë shtetasit F. B., 34 vjeç, K. Xh., 33 vjeç dhe E. H., 25 vjeç, banues në Vlorë.
Ngjarja ndodhi dje, kur pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. B. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. M., 32 vjeç. I plagosuri ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet e para rezulton se shtetasi K. Xh. ka përdorur automjetin e tij për të larguar autorin e dyshuar nga vendi i ngjarjes, ndërsa shtetasi E. H. dyshohet se ka larguar automjetin e F. B.
and then