
Ernest Muçi duket se nuk ka asgjë serioze, ndërsa FSHF njoftoi largimin e tij nga Kombëtarja për shkak dëmtimi. Raportimet e para nga Turqia shtojnë se Muçi pritet të jetë i gatshëm për datën 4 prill, kur Trabzonspori pret Gallatasarajn. Kjo është edhe ndeshja më e rëndësishme, ndërsa mbetet e hapur gara për titullin kampion dhe zonën Champions.
Për Muçin u tha se ndjeu shqetësim në pjesën e pasme të kofshës së djathtë. Nga rezonanca magnetike ndërkohë rezultoi edemë në nivelin e muskulit, që kërkon disa ditë pushim.
Muçi është titullar i padiskutueshëm te Trabzonspori. Kështu mungesa e tij do të ndihej menjëherë, prandaj edhe tifozët e Trabzonit janë shqetësuar jo pak.
Ndeshja me Gallatasarajn mbetet më pak se një javë larg. Për këtë do të jetë interesante, nëse Muçi sakrifikon te klubi i tij.
and then