E diela e fundit e marsit, hyn sot në fuqi ora verore, akrepat u zhvendosën 1 orë përpara

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, 29 mars, në Shqipëri dhe në shumë vende të Evropës ka hyrë në fuqi ora verore.

Në orën 02:00, akrepat janë zhvendosur një orë përpara, duke kaluar direkt në 03:00, çka shënon nisjen e orarit veror.

Ky ndryshim sjell ditë më të gjata dhe më shumë dritë natyrale në orët e mbrëmjes, duke ndikuar pozitivisht në aktivitetet e përditshme dhe në reduktimin e konsumit të energjisë elektrike.

Megjithatë, ekspertët këshillojnë kujdes në ditët e para, pasi ndryshimi i menjëhershëm i orarit mund të shkaktojë lodhje, përgjumje apo çrregullime të lehta të gjumit, derisa organizmi të përshtatet.

Ora verore do të mbetet në fuqi deri në fund të tetorit, kur akrepat e orës do të kthehen sërish një orë pas, duke rikthyer orën dimërore.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×