Ish-trajneri i Turqisë: Nuk nënvlerësojmë Kosovën, janë ekip i fortë

Turqia luan ndaj Kosovës me 31 mars, në finalen e Play off të Botërorit. Ish-futbollisti i kombëtares turke dhe ish-kapiteni i Fenerbahçes, Oguz Çetin ka dhënë mendimin e tij, pak ditë para sfidës që do luhet në Prishtinë.

“Kosova është një skuadër që nuk dorëzohet kurrë gjatë ndeshjeve. Edhe kur është në disavantazh, ka treguar aftësi për të rikuperuar dhe shënuar gola.

Lojtarë si Vedat Muriqi janë individë kyç që mund të ndikojnë në rrjedhën e ndeshjes, por më e rëndësishme është mënyra se si ata krijojnë hapësira për shokët e skuadrës”- tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×