
Prej pak ditësh përflitet për një kalim të Arbër Hoxhës nga Dinamo e Zagrebit tek Widzew Lodz në Poloni. “Meczykipl” shkruan se optimizmi për transferimin e sulmuesit kuqezi është i madh, ndërsa kjo media nuk heziton të bëjë me dije se akordi mund të mbyllet për 5 milionë euro.
“Arbër Hoxha është vënë në shënjestër nga Widzew. Disa tifozë e interpretuan këtë nga goli që ai shënoi kundër Polonisë dhe përfundoi në llogaritë e Uidezu. Çështja është më e gjerë dhe ka qenë në diskutim për një kohë të gjatë.
Lojtari mund të përfundojë te Widzew. Asgjë nuk është nënshkruar, por disa çështje tashmë janë duke u zgjidhur, duke çuar në një marrëveshje midis lojtarit dhe Dinamo Zagreb”, u shpreh Tomas Vlodarczy, kryeredaktori i “Meczykipl”. Arbër Hoxha shënoi gol në humbjen 2-1 të Shqipërisë ndaj Polonisë.
and then