Rritja e çmimit të karburantit, Noka: Arritja e Edi Ramës në këto 13 vite është katandisja e shqiptarëve në turistë ditor në vendet e rajonit

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, njëkohësisht deputeti Flamur Noka ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimeve në vend.

Noka shkruan në rrjetet sociale se, arritja e Edi Ramës në këto 13 vite është katandisja e shqiptarëve në turistë ditor në vendet fqinje, për të blerë ushqime e karburant.

Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka

Ç’u bëri Edi Rama shqiptarëve në 13 vjet:

I katandisi në ‘turistë ditor’ në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë e Greqi, për të blerë ilaçe, ushqime e karburant. Medet! As ai vetë s’do e besonte këtë realitet para 13 vitesh, kur entuziazmohej me rilindjen.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×