
Abissnet Superiore do të kthehet me javën 30 të saj. Supersfida është rezervuar mes Partizanit dhe Vllaznisë, pikërisht te stadiumi “Arena e Demave” më 4 prill prej orës 17:00. Statistikat tregojnë se do të vendosen përballë, dy skuadrat që kanë bërë më mirë në vitin 2026.
Vllaznia numëron 23 pikë në kampionat gjatë këtij viti, ndërsa janë 11 ndeshje të luajtura. Në të njëjtën periudhë, Partizani është ndalur në kuotën e 21 pikëve.
Të dyja skuadrat shkojnë në këtë sfidë, me urinë për t’u kthyer te fitorja. Vllaznia regjistron dy barazime dhe një humbje ku nuk ka shënuar asnjë gol në tre javët e fundit. Partizani ndërkohë ka dy barazime radhazi me rezultatin 2-2.
Sulmi i Partizanit të Kërnajës është kthyer në më të rrezikshmin e kampionatit, pasi ka tetë javë që shënon nga dy gola për ndeshje. Vllaznia ndërkohë ka mbrojtjen më të mirë të vitit 2026, dhe këtë e tregojnë vetëm pesë gola të pësuar në 11 ndeshje.
Vllaznia e di si fitohet ndaj Partizanit, ndërsa e kundërta nuk mund të thuhet për të kuqtë në këtë sezon. Hera e fundit, që kryeqytetasit humbën një ndeshje në kampionat ishte pikërisht në stadiumin “Loro Boriçi” përballë ekipit të Martinit.
RENDITJA PËR VITIN 2026 NË KAMPIONAT

and then