Vijojnë përgatitjet për finalen e Play-Off, Foda me grup të plotë, Çalhanoglu e Demiral shqetësojnë turqit

Kombëtarja e Kosova vijon përgatitjet intensive për përballjen historike ndaj Turqisë, në finalen e “play-off”-it për Kupa e Botës 2026.

Nën drejtimin e trajnerit Franco Foda, “Dardanët” nuk janë ndalur pavarësisht kushteve të vështira atmosferike. Temperaturat e ulëta dhe reshjet e vazhdueshme të shiut nuk kanë penguar zhvillimin e seancave stërvitore, të cilat janë karakterizuar nga intensitet i lartë dhe disiplinë maksimale.

Atmosfera në kampin e Kosovës është mjaft pozitive. Grupi shfaq unitet dhe besim të plotë, ndërsa lajmi më i mirë për stafin teknik është se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë fizike dhe të gatshëm për sfidën vendimtare.

Në krahun tjetër, kombëtarja e Turqisë përballet me disa shqetësime. Hakan Çalhanoğlu dhe Merih Demiral nuk janë stërvitur me ekipin, duke zhvilluar vetëm seanca individuale. Ndërkohë, Zeki Çelik është rikthyer në stërvitje dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen. Sipas raportimeve, gjasat janë që Çalhanoğlu të rikuperohet në kohë, ndërsa aktivizimi i Demiral mbetet në dyshim të madh.

Tashmë gjithçka është gati për një përballje që mund të hyjë në histori. Kosova ndodhet vetëm një hap larg realizimit të ëndrrës së madhe – kualifikimit në Botëror.

Të bashkuar dhe të vendosur, “Dardanët” synojnë që të japin maksimumin në fushë dhe t’i dhurojnë vendit një nga momentet më të mëdha në historinë e futbollit kosovar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×