Zgjedhjet në PD Elbasan mbyllen me pjesëmarrje të lartë, ja kush merr drejtimin e degës

Ka përfunduar procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Elbasan, një garë që u karakterizua nga interes i lartë dhe konkurrencë e fortë mes pesë kandidatëve. Që në orët e para të mëngjesit, kur nisi votimi në orën 08:00 pranë selisë së PD-së, u vu re një pjesëmarrje e konsiderueshme e anëtarësisë, duke reflektuar pritshmëritë e mëdha për një drejtim të ri politik në qytet.

Në përfundim të numërimit të votave, Alis Narazani është shpallur fitues me 477 vota, duke marrë kështu drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Elbasan. Një figurë e re në politikë dhe ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2025, Narazani arriti të sigurojë mbështetjen më të madhe me një platformë të fokusuar në rikthimin e besimit të qytetarëve dhe ringritjen e vlerave të së djathtës.

Pas tij renditet Sokol Shkëlzeni me 319 vota, aktualisht sekretar politik i PD-së në Elbasan, i cili zhvilloi një garë të fortë duke u mbështetur në eksperiencën e tij të gjatë në strukturat e partisë. Ndërsa Durim Çekrezi, kryetari i komanduar i degës, mori 249 vota, duke synuar vijimësinë dhe konsolidimin e strukturave ekzistuese.

Në këtë garë morën pjesë gjithashtu edhe Elior Vila, pedagog, i cili siguroi 88 vota, me një platformë për hapje dhe transparencë më të madhe të partisë, si dhe Lumturi Hasa, mjeke dhe ish-kandidate për deputete, e vetmja grua në këtë garë, që mori 66 vota, duke theksuar përfshirjen e të rinjve dhe grave në politikë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×