“Ata që u përjashtuan mbështetën Berishën në lëvizjen e Rithemelimit”, Hitaj: Salianji do të ishte kandidat i vërtetë, ja pse druhet kreu i PD

Gazetari Arbër Hitaj e ka cilësuar të padrejtë vendimin e PD për zërat ndryshe brenda saj, përfshi dhe ish-deputetin Ervin Salianji.

Ai tha se emrat që sot kanë dalë kundër vijës zyrtare të partisë, dikur kanë mbështetur Berishën në lëvizjen e tij për të marrë PD.

Arbër Hitaj: Është për tu habitur se si këta njerëz që kanë ndihmuar PS, gjë që nuk është e vërtetë me aq sa  njoh se i kam ndjekur në rrjete sociale, përjashtohen në një mënyrë të tillë. PD ka një qasje si këto kohët e fundit, një manual si nuk duhet të bëhet opozitë. Pashë atë të Elbasanit, emra të tjerë, Ervin Salianji, emra në Durrës kanë përqafuar lëvizjen e Berishës menjëherë sapo ai shpalli Rithemelimin, Foltoren për të marrë PD dhe dashur pa dashur kanë qenë kontributorë dhe i sheh në një mënyrë apo tjetër dalin kundër vijës zyrtare të PD dhe përjashtohen.

Më kujton situatën e Ramës me Maqo Lakrorin. Nuk e besoj se Salianji e mundte por do të konsolidohej për të qenë një kandidat I vërtetë në zgjedhjet e tjera. Pra ka shumë elementë që Berisha e ndalon. E kanë përjashtuar dhe ky është gabimi më I madh që po bën opozita.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×