
Në Foltoren e radhës, këtë të hënë, Berisha deklaroi se Rama duke mbrojtur Ballukun me mandatet e socialistëve në Kuvend, tregoi se është një hajdut që s’ka ligje dhe moral.
Kreu i PD, u shpreh gjithashtu se atë ditë, Rama vendosi një mur mburojë për vjedhjet e tij, por atë ditë harroi se ftoi një popull të tërë të ngrihet dhe më fuqishëm.
“Ai votoi në parlament me mandatet e krimit dhe u paraqit sikur e mbylli. E mbyll ti, por se mbyllim ne”, tha Berisha duke i bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së PD më 17 prill.
Sali Berisha: Pak ditë më parë, Rama përdori mandatet e tij për të mbrojtur lubi Ballukun. Ditën që mbrojti nga arrestimi lubi Ballukun, kreu një akt sikur të kishte dalë lakuriq ku ta shihte cdo shqiptar në Evropë se ky është një hajdut që ska ligje dhe moral. Atë ditë ai tregoi veten cili është, atë ditë ai mendoi se vendosi një mur mburojë për vjedhjet e tij, por atë ditë harroi se ftoi një popull të tërë të ngrihet dhe më fuqishëm. Ai votoi në parlament me mandatet e krimit dhe u paraqit sikur e mbylli. E mbyll ti, por se mbyllim ne.
Do ngrihemi sic jemi ngritur dhe do i dëshmojmë Evropës dhe botës se nuk është Shqipëria ajo që përfaqëson Edi Rama. Ne jemi qytetarë të ndershëm, jetojmë me djersën tonë, ndaj dhe sot ajo që i dhanë ishte paralajmërimi i parë. Kjo histori ndalet deri në rrugën e fitores sonë. Ne jemi drejt fitores.
Atë ditë që votoi në parlament kundër arrestimit të Ballukut, duket njësoj sikur të dalë lakuriq në ballkonin e kryeministrisë. Kur ta shihni gjuajini me domate të kalbur.
and then