Bosnje-Hercegovina sfidon Italinë, Dzeko: Janë në presion të madh, mund të befasojmë

Sulmuesi i Bosnje/Hercegovinës, Edin Dzeko tha në konferencë për shtyp në prag të finales së Play Off të Botërorit ndaj Italisë, se axurrët janë në presion.

“Festa e italianëve kur fitoi Bosnja? Është diçka normale, secili ka preferencat e veta. Nuk ka asnjë problem. Edhe Federico Dimarco më shkroi dhe kërkoi ndjesë, por nuk kishte arsye për reagime të tilla”, ka thënë Dzeko.

Megjithatë, ai ka shtuar se kjo sjellje tregon se Italia mund të jetë nën presion.

“Italia nuk donte të luante në Uells. Nëse një ekip i madh si Italia shmang kundërshtarë të tillë, atëherë diçka nuk shkon dhe ndoshta ndjejnë presion. Ata kanë munguar në dy Botërorët e fundit dhe kjo i rëndon”, ka deklaruar ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×