Deputetët raportojnë shqetësimet në zonat e tyre elektorale, ministrat indiferentë. Largohen nga Kuvendi pa u mbyllur seanca

Në seancën e pasdites në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e mazhorancës dhe opozitës ngritën shqetësime të shumta lidhur me problematika të zonave të tyre elektorale, duke përmendur cilësinë e ujit, mungesën e energjisë elektrike, si dhe rritjen e çmimeve të naftës dhe ushqimeve.

Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte mungesa e shumicës së ministrave, të cilët nuk ishin të pranishëm për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve. Debati mes ministrit të Drejtësisë dhe deputetit të PD, Klevis Balliu, u pasua nga largimi i deputetëve të opozitës nga foltorja dhe braktisja e seancës nga pjesa tjetër e kabinetit qeveritar.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, shpalli mbylljen e punimeve, ndërsa në sallë mbeti vetëm një pjesë e deputetëve dhe ministrja e Shtetit për Parlamentin, Erjona Ismaili.

Mungesa e ministrave u perceptua si shenjë e indiferencës ndaj shqetësimeve reale të qytetarëve dhe si një mungesë respekti për votën që qytetarët i kanë dhënë përfaqësuesve të tyre në parlament.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×