
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin Estadi Ciutat de València para ndeshjes miqësore me Ukrainën.
Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik skuadra ka zhvilluar një seancë të plotë stërvitore, pa shumë ngarkesa fizike të fokusuar më shumë në aspektet taktike të lojës.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Ardian Ismajli nuk është stërvitur sot për shkak të një shqetësimi muskulor në muskujt e kofshës së majtë. Pas konsultave me stafin mjekësor u konkludua se Ismajli nuk mund të rikuperohet për ndeshjen e nesërme dhe humb kështu miqësoren me Ukrainën.
Ndërsa, mesfushori Jasir Asani ka lënë pas problemet fizike dhe është rikthyer me grupin, duke zhvilluar stërvitje të plotë dhe është gati për sfidën e të martës.
Ndeshja miqësore mes Ukrainës dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 31 mars, në orën 20:45, në stadiumin Estadi Ciutat de València, në Valencia.
and then