Sot seanca në GJKKO, Ajola Xoxa kërkon lehtësim të masës së sigurisë

GJKKO pritet të shqyrtojë gjatë ditës së sotme kërkesën e Ajola Xoxës për ndryshimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar lehtësim të masës duke argumentuar se gjendja e saj shëndetësore, për shkak të shtatzënisë, kërkon trajtim më fleksibël, si dhe mundësinë për të lëvizur jashtë vendit.

Kujtojmë se ndaj Xoxës, në shkurt të vitit 2025, janë vendosur masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në masën “arrest me burg” që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa ndaj tij SPAK ka ngritur 13 akuza, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave, mosdeklarimin e pasurisë dhe shpërdorimin e detyrës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×