“SPAK të verifikojë kamerat”, Bardhi tregon episodin: Ju tregoj si u takua Proda me Suel Çelën në Elbasan!

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi në një intervistë në “Studio24” deklaroi se Ilir Proda është takuar me Suel Çelën në Elbasan.

Gjithashtu ai bëri thirrje që SPAK të kontrollojë dhe të verifikojë kamerat. Bardhi më tej akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka për qëllim që policinë t’ja dorëzojë krimit

“Unë ndjej keqardhje sepse Paraardhësi i zotërisë ka qenë për analizën vjetore dhe jashtë drejtorisë është pritur dhe takuar me atë që e kishte emëruar, me Suel Çelën, në Elbasan personi që është në kërkim. Ftoj prokurorinë e posaçme të verifikojë të mbledhë kamerat dhe të verifikojë këtë që unë po them. Pra sa kohë vullneti i Ramës është që policinë t’ja dorëzojë krimit të organizuar, nuk ka rëndësi kë vendos”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×