
Goli i Arbër Hoxhës ndaj Polonisë ishte një nga detajet më të bukura nga transferta në Varshavë, një gol që mbajti ndezur ëndrrën për të shkuar në Botëror, por për fat të keq, në fund kjo mbeti thjesht një ëndërr. Pa diskutim ky ishte një gol shumë i rëndësishëm në aspektin personal për sulmuesin kuqezi pasi Arbër Hoxha është një nga lojtarët më të vlefshëm që Dinamo Zagreb ka në dispozicion.
Këtë periudhë është folur shumë për një largim të sulmuesin shqiptar nga Kroacia, dhe goli i tij në mes të Varshavës zbuloi një prapaskenë të bujshme. Widzew Lodz është gati të paguajë për të siguruar kartonin e tij. Në fakt, klubi ku aktivizohet edhe Juljan Shehu prej kohësh është vënë në ndjekje të Arbër Hoxhës, goli i shënuan në Poloni përforcoi idenë e tyre se Hoxha është një investim i sigurt.
Kartoni i sulmuesit të Dinamo Zagreb vlerësohet me 2,5 milionë euro sipas ‘Transfermarkt’, por Widzew Lodz ka përgatitur një ofertë prej 5 milionë euro për të bindur Dinamo Zagreb të lë të lirë sulmuesin kuqezi. Kujtojmë që Arbër Hoxha ka një kontratë me Dinamo Zagreb deri në 2027.
and then