Aksident në Vlorë! Përplaset një grua në vijat e bardha, autori largohet nga vendngjarja

Një aksident është shënuar në rrugën Transballkanike në Vlorë, ku një automjet ka përplasur një grua teksa kjo e fundit po kalonte në vijat e bardha.

Si pasojë e përplasjes, e plagosura ka mbetur e plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit, ndërsa policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×