Anulohet Samiti i Bërdo-Brionit, Vuçiç refuzon: Fto miqtë e tu nga Tirana dhe Prishtina

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç, njoftoi më herët anulimin e Samitit Bërdo Brioni, një Samit ky që ishte njoftuar të mbahej në muajin maj. Sipas presidentit kroat ky vendim ishte marrë për shkak të deklaratave të presidentit serb.

Por lidhur me këtë ka reaguar edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili ka thënë se Millanoviç nuk kishte përse ta anulonte takimin, ndërsa shton se “ka mundur të ftojë miqtë e tij nga Prishtina dhe Tirana”.

“Absolutisht ai ka të drejtë, unë nuk e kam vendin aty”, deklaroi Vuçiç, duke shtuar se askush nga Kroacia nuk do t’i tregojë atij se çfarë të thotë, kanë raportuar mediat kroate.

Procesi i Bërdo-Brionit është një nismë rajonale që mbledh liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është iniciuar në vitin 2013 me qëllim që të nxisë bashkëpunimin dhe të përshpejtojë integrimet evropiane të rajonit.

Kujtojmë se Vuçiç në deklarata të dhënë më parë, ishte shprehur: “se do të “verifikojë raportet e agjencive të sigurisë për ndikimin e mundshëm të vendeve të huaja në procesin zgjedhor”, duke përmendur “mbështetjen logjistike të një shteti fqinj”.

“Na kanë goditur nga rajoni edhe sot. Mund të shihnit çfarë bënin nga Zagrebi dhe sa të mëdha ishin përpjekjet e tyre. Në Kula [komunë në veri të Serbisë] kishte më shumë targa nga Zagrebi sesa nga komunat përreth. Dhe, nuk po flas vetëm për logjistikën e transportit, por para së gjithash për atë mediatike”, tha presidenti serb.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×