Betohet drejtori i Policisë së Shtetit/ “‘Pastrime’ edhe në radhët tona”, Skënder Hita flet për herë të parë pas marrjes së detyrës: Luftë pa kompromis ndaj korrupsionit!

Pas betimit në krye të Policisë së Shtetit, drejtori i ri, Skënder Hita, mbajti fjalën e tij të parë, duke theksuar përgjegjësinë e lartë që merr përsipër në këtë detyrë.

“Betohem për të mbajtur me nder flamurin e Policisë së Shtetit. Betohem!”, u shpreh ai gjatë ceremonisë, në prani të zyrtarëve të lartë, përfshirë ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari.

Hita e cilësoi këtë një ditë të rëndësishme në karrierën e tij, duke theksuar se ka nderin të marrë detyrën më të lartë në këtë institucion. Ai falënderoi kryeministrin dhe qeverinë për besimin, si dhe shprehu mirënjohje për të gjithë efektivët e policisë që shërbejnë në terren.

Drejtori i ri theksoi se sfida kryesore mbetet thellimi i rezultateve dhe rritja e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit. Ai u zotua për një luftë të pakompromis ndaj korrupsionit, duke nisur nga vetë radhët e policisë. “Forcimi i rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin e vendit janë misioni im”, deklaroi Hita, duke nënvizuar prioritetet e tij në drejtimin e institucionit.

“Betohem për të mbajtur me nder flamurin e Policisë së Shtetit. Betohem! E nderuar zonja Koçiu, zoti Lamallari, zoti Cuçi, të nderuar oficerë ndërlidhës të vendeve partnere, sot është një ditë e rëndësishme në karrierën time në Policinë e Shtetit. Kam nderin të marr detyrën më të lartë në organizatës sonë. Gjej rastin e veçantë të falënderoj kryeministrin dhe qeverinë. I jam mirënjohës çdo efektivi të policisë, që shërben në krye të detyrës. Mbetet sfidë, thellimi i rezultateve dhe forcimi i besimit nga qytetarët mbi policinë. Lufta pa kompromis ndaj korrupsionit, duke nisur nga radhët tona, forcimi i rendit dhe sigurisë në të gjitha territorin, janë misioni im.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×