GJKKO merr vendimin, shpall fajtor Ylli Barutin për korrupsion aktiv të personave në funksione publike

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtor shtetasin Ylli Baruti, i akuzuar për korrupsion ndaj funksionarëve publikë në lidhje me zgjedhjet e vitit 2019.

Sipas vendimit të gjykatës, Baruti është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, por për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, ai do të vuajë 1 vit burgim. Gjithashtu, gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit, duke e kaluar atë në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.

Vendimi i GJKKO:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 100, i vitit 2020, në ngarkim të të pandehurit Ylli Baruti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 224 i Kodit Penal, para ndryshimeve të bëra me ligjin nr. 43, të vitit 2021 dhe neni 25 i Kodit Penal”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engjëllushe Tahiri, Besmir Stroka dhe Etleva Deda, me vendimin nr.26, datë 30.03.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ylli Baruti për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, 25 i K.Penal, para ndryshimeve të bëra me ligjin nr. 43, të vitit 2021 dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 vit e 6 muaj burgim.

2. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, ulja e 1/3 së dënimit me burgim dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Ylli Baruti me 1 vit burgim.

3. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për të pandehurin Ylli Baruti dhe vënien e tij në provë për një periudhë prej 2 vitesh, dyfishi i masës së dënimit.

4. Urdhërohet i pandehuri Ylli Baruti të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës, të mos shoqërohet me persona të dënuar.

5. Shpenzimet hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të të pandehurit.

6. Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, duke filluar afati nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×