Kandidatura e Ervin Salianjit dhe përjashtimet/ Sefa: PD sot më keq se ’97, Berisha shkel vetë statutin!

“PD sot nga ana e mbështetje në elektorat është më keq se ’97”, kështu u shpreh juristi Indrit Sefa në një intervistë në “News24”. Ai theksoi se në PD nuk ka asnjë ide, apo njerëz që të përcjellin besim tek qytetarët shqiptarë.

Sa i përket edhe kandidaturës së Ervin Salianjit, Sefa, tha se me komisionin dhe listën që kanë zgjedhur, Berisha fiton dhe nuk lejon askënd tjetër. Më tej juristi Sefa shtoi se PD duhet të ketë një alternativë.

“Neni 24 i statutit është i qartë ka rregulla të përcaktuara se si përjashtohet. Të përjashton Kryesia e partisë ose Kryesia e degës. Pashë edhe një shkresë të Nokës, një paçavure juridike. Këta statutin e PD e kanë barazuar me qëndrime individuale dhe partia nuk ka rregulla. Sa herë që e kanë të nevojshme për të vetë-përjashtuar , i përjashtojnë. Këta e bëjnë edhe në kundërshtim me statutin dhe normat që kanë hartuar vetë. PD sot është nga ana e mbështetjes në elektorat, më keq se në vitin ’97. Edhe Donald Trump të garojë përballë Berishës me komisionin zgjedhor që do ketë PD dhe listën e zgjedhësve fiton Berisha. Më vjen keq për njerëzit që kanë iluzione dhe shprehë që duan të kandidojnë. Por shkojnë në një parti nuk të lejon as të kandidosh. Berisha fitoren e ka të sigurt. Nuk guxon asnjë t’i dalë përballë”, tha ai.

Nga ana e tij analisti Bend Andoni u shpreh se është shumë e rëndësishme që partitë të shmangen nga njëshi.

“Duhet të shmangemi nga njëshi,. Ne nuk duam të ndryshojmë dhe ndaj nuk ndryshon PD dhe PS po ashtu. Duhet të bëhet një sistem ku shqiptarët të gjejnë veten. Ne nuk kemi model të së djathtës”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×