
Italia mbetet jashtë Botërorit. Axurrët u mundën nga Bosnje-Hercegovina, në ndeshjen finale të Play Off që u mbajt në Zenica. Koha e rregullt përfundoi 1-1, në shtesë nuk pati gol, ndërsa gjithçka u vendos nga penalltitë.
Të besuarit e Gatussos shënuan të parët me anë të Kean, por dalja me karton të kuq e Bastonit komplikoi gjërat. Goli i Tabakovic çoi sfidën në shtesë, me rezultatin që mbeti i njëjtë edhe për 30 minuta.
Bosnje-Hercegovina u tregua më e saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke siguruar kualifikimin e madh në Botëror. Zhgënjën Italia, nga pika e bardhë gabuan Esposito dhe Cristante.
and then