Mbahet ceremonia e betimit të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Koçiu: Detyra e tij e parë, forcimi i standardit të kësaj strukture!

Një ditë pasi u bë publik emri i ri i drejtorit të policisë së Shtetit, ku u zgjodh Skëndër Hita, sot po mbahet ceremonia e betimit të tij.

Fjalën hapëse në këtë ceremoni, u bë nga zëvendëskryeministrja Albana Koçiu.

“Zgjedhja e tij në krye të Policisë, tregon se si ecet në shkallët e karrierës. Detyra e parë e drejtorit të ri të policisë, është forcimi i standardit të policisë, i kësaj organizate, që është ndër organizatat më të rëndësishme të shtetit shqiptar. Policia ka rol kyç në procesin e integrimit të vendin në BE.”, tha Koçiu.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×