VIDEO/ Kosovë dinjitoze në pjesën e parë, traversa ndal Asllanin në “Fadil Vokrri”

Kosova 0-0 Turqia

Kosova mat forcat me Turqinë në orën 20.45, në sfidën që vlen një biletë për në Botëror. Dardanët pas një fushate kualifikuese shumë pozitive dhe pas suksesit në gjysmëfinale ndaj Sllovakisë, kërkojnë kualifikimin historik.

Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, teksa si trajneri Foda, ashtu edhe homologu Montella kanë ndarë mendjen për rreshtimet.Mungesë e rëndësishme, siç dihet te dardanët është ajo e Amir Rrahmanit. Te skuadra turke nuk ia del Demiral, për shkak dëmtimi.

Kosova: Muric; Dellova, Hajrizi, Hajdari; Vojvoda, Hoxha, Rexhbecaj, Muslija, Gallapeni; Asllani, Muriqi;

Turqia: Ugurcan, Kadioglu, Bardakci, Kabak, Celik; Calhanoglu, Yuksek; Yildiz, Guler, Alper; Akturkoglu.

Minutë pas minute:

45- Mbyllet fraksioni.

29- Traversa e Asllanit, goditje nga larg.

 

 

23- Asllani tenton të shërbejë për Muriqin nga krahët, i vëmendshëm portieri.

 

 

18- Turqit kanë pretendime për një ndërhyerje ndaj Celik. Asgjë nuk ka thotë arbitri.

14- Sërish ekipi i Montellas në ofensivë, largon mbrojtja dardane.

9- Turqia hidhet në sulm, provojnë Calha dhe Yildiz.

 

 

7- Minuta të qeta në “Fadil Vokrri”. Skuadrat studiojnë njëra-tjetrën.

1- Nis ndeshja.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×