“Arritje e madhe, luajtët me zemër”, Ambasada e SHBA në Prishtinë vlerëson Kosovën

Pavarësisht eleminimit në finalen e Play off të Botërorit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka vlerësuar në maksimum dardanët. Në postimin e bërë pas humbjes 1-0 ndaj Turqisë, Ambasada e konsideron si arritje të madhe mbërritjen deri këtu.

‘’Një përpjekje e shkëlqyer nga ekipi kombëtar i Kosovës – luajtët me zemër, vendosmëri dhe krenari. Ajo që arritët është vërtet e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme’’, ka shkruar ambasada.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×