“Berisha nuk rizgjidhet dot kryetar në 23 maj”, Toska: Gjykata nuk e lejon sipas statutit! Salianji ka në dorë që…

Gazetari Almer Toska ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me zhvillimet në Partinë Demokratike, duke u shprehur se Sali Berisha nuk mund të rikandidojë për kryetar në zgjedhjet e brendshme të 23 majit.

I ftuar në News24, Toska u shpreh se ekziston një bazë statutore që, sipas tij, e pengon rikandidimin e Berishës, duke iu referuar një neni të statutit të PD-së, të njohur si “neni Basha”.

Sipas gazetarit, ky nen parashikon që kryetari që humbet zgjedhjet shkarkohet automatikisht, çka do të thotë se Berisha nuk plotëson kushtet për të kandiduar sërish.

Toska theksoi se çështja mund të marrë një kthesë ligjore nëse Ervin Salianji vendos të ndjekë rrugën gjyqësore.

“Një kërkesë në gjykatë dhe në KQZ mjafton. Gjykata merr rezultatin nga KQZ, e interpreton dhe mund të vendosë që Berisha nuk kandidon dot”, u shpreh ai.

Ai shtoi se një padi e tillë do të ishte vendimtare për të sqaruar ligjshmërinë e kandidimit, duke nënvizuar se institucionet do të mbështeteshin në prova dhe në interpretimin e statutit të partisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×