“Eksperimentet me popullin shqiptar, vazhdojnë”/ Laert Vasili: Politika s’ka tentuar të më blejë, unë nuk futem në rresht

Një bisedë pa filtra ka qenë intervista me aktorin Laert Vasili në emisionin “Oponencë” në News24, me moderatorin Shpend Gashi dhe gazetaren Anduena Llabani.

I pyetur gjatë intervistës nëse është blerë nga politika, Laert Vasili u përgjigj jo. Gjithashtu ai u shpreh kritik për situatën politike në vend, ndërsa shton se eksperimente me popullin shqiptar vazhdojnë.

“Eksperimentet me popullin shqiptar vazhdojnë. Unë nuk jam njeri që hy në rresht. Jo asnjëherë, nuk ka tentuar politika të më blejë”, tha ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, aktori dha edhe një mesazh për modelet që ofrohen duke thënë se ka shumë të tilla që nuk i afrojnë asgjë shoqërisë.

Një këndvështrim të tij e ka ndarë edhe për Teatrin duke ndarë emocionin që merr nga shfaqjet.

“Teatri shpesh sugjeron ose ndërgjegjëson. Kur bëra teatrin tim të parë në Athinë, tani e kuptoj pse u sulmova. Nuk e kuptova atëherë kur u detyrova ta braktisja Athinën, por tani e kuptoj. Por ka shfaqe që janë vepra ku mund te qeshësh apo të qash, por kur largohesh nga teatri t’i ke për çfarë diskuton. Teatri për të mbajtur një familje nuk të përmbush, por fatmirësisht aktori mund të punojë në kinema, apo televizion. Unë nuk kam jetuar i varfër…”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×